Nurellari ‘kruhet’ me Lëvizjen BESA

Analisti dhe këshilltari i presidentit të Kosovës, Adri Nurellari duke folur për qëndrimet e Lëvizjes BESA thotë se BESA nuk dë ti merr votat e dhjetorit, sepse do e ketë të vështirë të kritikojë BDI-në ndërkohë që është ulur në tryeza me këtë parti. Këtu e shoh motivin kryesor të përpjekjeve për t’u distancuar nga BDI-ja duke u përpjekur që platformën ta nxjerrin si produkt të Tiranës pavarësisht se kjo gjë çon ujë në mullirin e retorikës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së dhe presidentit Ivanov.

A mendoni se protestat e VMRO-së janë shkaku i Lëvizjes BESA e cila i dha pretekst se deklarata shqiptare është nënshkruar në Tiranë?

“Unë e kuptoj që në qendër të aksionit politik të Lëvizjes Besa ka qenë pikërisht sulmi ndaj BDI-së dhe ekziston frika se të gjitha këto qëndrime të ndezura ndaj BDI-së do veniten si pasojë e bashkëpunimit në kuadër të platformës ndër-partiake shqiptare. Është e kuptueshme që në zgjedhjet lokale që po afrojnë, Besa mund të mos marrë votat e zgjedhjeve të dhjetorit, sepse do e ketë të vështirë të kritikojë BDI-në ndërkohë që është ulur në tryeza me këtë parti. Këtu e shoh motivin kryesor të përpjekjeve për tu distancuar nga BDI-ja duke u përpjekur që platformën ta nxjerrin si produkt të Tiranës pavarësisht se kjo gjë çon ujë në mullirin e retorikës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së dhe presidentit Ivanov. Platforma politike shqiptare në fjalë, nuk ka asnjë gjë të re,  është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Maqedonisë  dhe Marrëveshjen e Ohrit, është pjesë përbërëse e çdo programi politik të partive shqiptare të Maqedonisë e prandaj nuk shoh asnjë arsye tjetër përse një parti politike shqiptare të distancohet prej saj duke e trajtuar si vullnetit të kryeministrit Rama”, ka thënë Nurellari në intervistën për Tetovasot.