Edhe ne dogjëm flamuj në Selanik dhe u dëgjuan slogane “merrni armët të shkojmë në Shkup”, komentoi një funksionar i lartë nga MPJ greke për TV Antena-n greke lidhur me flamurin e djegur në protestën e djeshme në Shkup dhe nëse kjo e ka shqetësuar qeverinë.

Burimi i njëjtë në pyetjen e Antena-s “për tonin e rritur në deklaratat e fundit të Zaevit”, bëri me dije për deklaratat e korrigjuara të kryeministrit të Maqedonisë lidhur me emrat që janë në tryezën negociuese, por edhe për kërkesën për ndryshim të Kushtetutës.

“Lidhur me rrjedhën e bisedimeve për çështjen e Shkupit, për vlerësimet për marrëveshje që gjatë marsit, burimi i njëjtë komentoi: “Nuk e di, këtë duhet ta vendosin të tjerët. Ne kemi thënë se nuk do të pranojmë një marrëveshje të lehtë”, kumtoi televizioni Antena, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.