Një dentist ka këshilluar prindërit që të përmbahen nga dëshira për t’i puthur fëmijët e tyre në buzë, veçanërisht para se dhëmbët e tyre të rriten.

Kjo pasi ata mund të përhapin baktere të dëmshme tek të vegjlit e tyre. Çështja nëse është e përshtatshme që prindërit të puthin fëmijët e tyre në buzë është një burim i vazhdueshëm debati.

Ndërsa shumë argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe që prindërit të tregojnë dashamirësinë e tyre në këtë mënyrë, ka disa rreziqe të caktuara shëndetësore që prindërit duhet t’i njohin dhe të jenë më të vetëdijshëm ndaj tyre.

Dhëmbët e fëmijës janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksionit, pasi ato nuk kanë forcë për t’i bërë ballë efektit dëmtues të baktereve.

“Dhëmbët e foshnjave kanë një lloj tjetër smalti dhe dentine në krahasim me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon Dr. Richard Marques, dentist i famshëm në Londër, për The Independent.

“Smalti është shumë më i hollë në dhëmbët e foshnjës. Nuk është aq i fortë sa smalti i të rriturve kështu që ka më shumë gjasa të prishet “.

Transferimi i pështymës midis individëve mund të rrisë gjithmonë gjasat për përhapjen e sëmundjes, ndaj prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me fëmijët e tyre të vegjël.