Një grua 23-vjeçare nga Afganistani ka thënë për BBC-në se burri i vet e ka lidhur atë dhe ia ka prerë të dy veshët, në një sulm të dhunshëm në familje në provincën veriore, Balkh.
Zaria tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore por e traumatizuar në spital, transmeton Express.
“Nuk kam bërë asnjë mëkat,” ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk e di pse burri ia ka bërë këtë asaj.
“Nuk e di pse burri ma bëri këtë”, tha ajo.
Burri i saj ndodhet në arrati në rrethinën Kashinda, pas sulmit, ka thënë policia për mediat vendore.
Ajo ka thënë për BBC-në se ishte martuar në moshën 13-vjeçare dhe se marrëdhëniet e saj me burrin nuk ishin të mira./Gazeta Express/