VALBONA REKA

Komuna jonë e Çairit dikur numërohej si më e bukura në Shkup, dallohej me gjelbërimin dhe hijet e veçanta të pemëve (drunjëve), gjërësinë e rrugëve, parqet e shumta e të rregulluara dhe të mirëmbajtura, me pastërtinë, etj. Lagja e Seravës dhe Gazibabës ishin dy lagjet që nevojitej investim, nevojitej përmirësim i kushteve të jetesës, punësim i qytetarëve që ishin raste sociale dhe ndarja e banesave sociale për banorët nëpër shtëpitë e rrezikuara. Por, çka kemi sot, çfarë pamje reflektojnë këto lagje!? Unë them-kemi stagnim në zhvillim e besa edhe regres. Shumë pyetje kemi ne qytetarët e Çairit:

1. Përse ndodhi kjo, përse u lejua dhe kush e lejoi këtë gjendje?
2. Përse liderët i tradhëtuan idealet qytetare?
3. Cilat janë karakteristikat e një lideri të vërtetë dhe si në fakt ne qytetarët t’i dallojmë ata që në të ardhmen të mos gabojmë por, votën tonë t’ja japim personit që do të punojë për ne qytetarët?

@fol.mk