Nga Drilon GASHI/

Gjatë ditës së sotshme shikoja se ç’lajme na kishin servuar kuzhinierët e diplomuar nga universitetet e uzurpuara nga kriminel e bandit, matrapaz e hajdut që shkatërruan jo vetëm shkollimin e lartë, por dhe atë të mesëm e fillor. Mbase shkuan aq largë, sa dhe çerdhet e fëmijëve i shkatërruan sepse atyre u intereson vetëm denari. Fatkeqësisht nuk isha mirë me disponim dhe fatmirësisht që nuk kaluan ca sekonda kur hasa në një lajm komik sepse më rregulloi disponimin. Me të filluar leximin e një përalle që kishte shkruar Tarzani i xhungllës, qeshja dhe i thoja vetes ; Ore, Tarzani ka të drejt sepse në Çair jeton i vetëm dhe nuk i pengon as ligji për të bërë ëndrrat e tij realitet. Mbase nuk i pengon as populli sepse një pjesë e duan sepse janë të tillë, e disa e luftojnë Tarzanin e famshëm që qytetin e ktheu në xhungëll. Të paktë janë ata që e luftojnë, por sidoqfotë një ditë do të triumfoj qytetaria dhe vullneti i plot i çairçanasve që vuajnë nga thyerja e pemëve dhe vendosja e themeleve të perandorisë së Tarzanit. Tarzan, flisje për Çairin sikur të ishte parajsë, por unë kam ca pyetje për ty dhe bëhu burr që të përgjigjesh në pyetjet e mia, ndryshe do jem ai i njëjti që të mësova alfabetin e gjuhës shqipe sepse shumë shkronja i haje duke menduar se janë krah pule. E bëre alfabetin e gjuhës shqipe me të varfër se ai cirilik, mbase dhe nuk ke faj sepse aq din ti. Ke menduar se gjuha shqipe dhe ajo maqedonase do barazohen kur t’i kenë numrat e njejtë të shkronjave. Tarzan, gjuha shqipe nuk zyrtarizohet duke i’a kafshu shkronjat e duke e barazuar me alfabetin cirilik sllav, aq më pak ta mësosh këtë gjuhë të pasur sepse je verbuar nga betoni i ndërtesave tua. 1. Si flet me aq lehtësi se shqiptarët fituan me krijimin e komunës xhungëll, më thuaj se ç’të mirë na solli kjo xhungëll ? 2. Pasi flet me aq lehtësi për Çairin, na trego se ku gjindej Çairi para se të krijohej si komunë ? 3. Flet për triumfalizëm, na trego disa prej tyre apo më lër të të ndihmoj këtu ; Shkrep disa fotografi në shtëpinë tënde që është jashta komunës Çair, si dhe të kryetarit tënd që jeton në Butel, por dhe funksionarëve të partisë tënde që ngritën kështjella brenda natës. 4. Flet për mijëra punësime ndërsa shumica e bashkqytetarëve të mi luftojnë për mbijetesë. Ku janë punsimet o Tarzan ? Apo deshe të thuash që nuk ka shtëpi funksionari të BDI-së që nuk është i punësuar edhe njeriu i fundit !? Tarzan, para se të flasësh gjëra të kota, unë kam një pyetje që nuk do t’i përgjigjesh sepse nuk ke fuqi dhe burrëri për t’i thënë shqiptarëve se si ti dhe argatët e tu që penguan dhe ndaluan procesin zgjedhor në vitin 2008, gjuajtët me arm, kishte të plagosur dhe asnjë nga ju nuk dolët para drejtësisë ? Si është e mundur, na trego ? Të lutem, më së paku që duhet flet për Çairin, çairçanasit dhe shkupjanët je ti. Kur flet ti për suksese kombëtare, beso se dëshmorët e kombit nuk pushojnë të qetë dhe po të kishin mundësi të ngriheshin, ti do ishe në burg sepse ti së bashku me grupin tënd që i njohim me emër e mbiemër, i’a keni hap varrin shqiptarëve. Për fund, Tarzan nuk kam asgjë personale me ty dhe ti e din mirë se me mua nuk mundesh edhe pse ke provuar disa herë të më frikësosh e deri në likuidim fizik. Të godas ty sepse je funksionar i partisë dhe si baba i tyre, unë të akuzoj sepse gjarpëri nuk mbytet në bisht, por në kokë. Tarzan, unë jam Drilon PDSH-ja i zonjës madhe, kështu që mere me qetësi sepse unë se bëj hesap VMRO-në e LSDM-në, lëre më argatët dhe bashkpuntorët e tyre. Sidoqoftë, Beço… lëre luftën, ik nga politika dhe asnjëherë mos u shfaq para kombit tim sepse i yti nuk është ky komb që vuan nga fuqia yte pushtetare. Mallkuar qofshi

*Autori është kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së në Çair