Tatimpaguesit nga 1 maji i këtij viti në Drejtorinë Rajonale të Shkupit të Zyrës për të Ardhura Publike do të duhet patjetër të caktojnë takim për çështjet që lidhen me punën e Drejtorisë, për të cilën ata kanë nevojë për konsultime “ballë për ballë”.

Për shërbimet klasike dhe dorëzimin e aplikacionit, mbetet e pandryshuar zyra e Zyrës së të Ardhurave Publike. Për problemet në sferën e tatimit, qytetarët duhet të lajmërohen në zyrat rajonale të DAP-it që të caktojnë takim, ose nëpërmjet ueb faqes së kësaj qendre.

“Caktimi i takimit është i lehtë dhe realizohet nëpërmjet Qendrës së Informacionit DAP 0800 33 000 ose 02/3253 200 ose on-line, nëpërmjet faqes sonë të internetit, e cila siguron qasje në „Cakto takim“. Takimi mund të caktohet prej orës 9 deri në orën 15 çdo ditë, në një datë dhe kohë të përcaktuar nga tatimpaguesi, por nuk është e mundur të caktohet një takim të njëjtën ditë”,- theksoi Mihajlo Mihajlov nga Qendra për Kontakte.

Nga DAP thonë se në këtë mënyrë zvogëlohet kaosi nëpër sportelet, kursehet kohë e qytetarëve dhe kontabilistët e kompanive, kurse agjentët janë të gatshëm t’i përgjigjen këtij problemi.

“Sipas llogaritjeve tona, 176 takime do të organizohen çdo ditë, sepse ato janë të planifikuara, ato do të zgjasin 15 minuta. Në periudhën nga 1 dhjetori deri më sot, kur u testua ky sistem i punës, u organizuan 100 takime tatimore”,- tha kreu i Departamentit të Taksapaguesve dhe Taksave, Muhidin Avdiç.

Qëllimi i prezantimit të këtij shërbimi është përmirësimi i shërbimeve tatimore, reduktimi i kohës së pritjes, reduktimi i kaosit tek sportelet tatimore, shërbimi në kohë dhe përgjigja e saktë për tatimpaguesit.