Reperi kosovar, Capital T ka treguar se surprizat e këtij sezoni veror do të vazhdojnë. Ai ka gjetur një mënyrë të jashtëzakonshme për të hyrë në skenë, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Në koncertin në qytetin e Gjakovës, të gjithë po prisnin që ai të shfaqej në skenë, kur ai erdhi nga ‘qielli’ nëpërmjet një vinçi.

“Shqiponjat vijnë nga qielli,” – shkruajti ai në një nga fotografitë e publikuara në Instagram. Duket se kjo performancë ka lënë pa fjalë publikun, të cilët filluan brohoritjet kur e panë.