Matura shtetërore nuk duhet të hiqet si koncept, por të përmirësohet vazhdimisht, janë pjesë e qëndrimeve të ish-ministrave të arsimit dhe shkencës, Nikolla Todorov dhe Mila Carovskës.

A është më mirë të futet provimi pranues në vend të provimit të maturës, sipas panelistëve në debatin, të organizuar nga FON, kjo nuk është çështje zgjedhjeje, por mënyrë për përzgjedhje më të mirë, provime që do të plotësonin njëra-tjetrën.

Panelistët ndanë përvoja nga vendet më të zhvilluara, ku edhe nxënësit e shkollave fillore i nënshtrohen provimit pranues për t’u regjistruar në arsimin e mesëm.

Drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë nga Shkupi konsideron se lëndët që jepen në provimin shtetëror të maturës duhet të modifikohen ose të futet provim pranues plotësues varësisht nëse maturantët e kryejnë shkollën e mesme apo profesionale.

“Matura shtetëror çdo vit është një temë aktuale në fund të vitit shkollor, që është një reagim i vonuar sepse ky koncept duhet të diskutohet vazhdimisht”, theksuan ish-ministrat.

Matura shtetërore për herë të parë u praktikua në vitin shkollor 2007 dhe përmban provime eksterne dhe interne. Këtë vit, provimi i parë në gjuhën amtare do të jepet më 27 maj, ndërsa provimi i dytë i eksterne më 10 qershor.