Sipas të dhënave të DAP-it, mbi 90 për qind e punonjësve të cilët kanë të ardhura të ulëta e kanë marrë pagën e garantuar minimale. Interesi i vogël për subvencionimin e pagesës me siguri është rezultat i mundësisë së kompanive që këtë ta bëjnë pa ndihmën e shtetit. Ka informacione për keqpërdorime, gjegjësisht për kërkesa që punonjësit t’ju kthejnë një pjesë të mjeteve punëdhënësve, por prandaj ata duhet të inkurajohen, të paraqesin që të mund të ndërmarrim masa, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Fol.

Ajo potencoi se kompanitë pavarësisht asaj që nuk e shfrytëzojnë ndihmën shtetërore, e respektojnë pagën minimale, nga njëra anë, por nga ana tjetër, përmes mediave merren informacione dhe spekulime se ka keqpërdorim, se qytetarët duhet ta kthejnë pagën.

“Prandaj apeloj në çdo deklaratë timen është shumë me rëndësi të kemi dëshmitarë për atë, se duhet të ngritim procedura. Jo vetëm që është kundërvajtje, por është vepër penale ju nga punonjësi të merrni para mbrapa në të gatshme ose të paguani pagë në të gatshme. I lus të gjithë punonjësit të inkurajohen dhe përfundimisht ta përfundojmë atë punë për keqpërdorim të fuqisë punëtore në kompanitë. Unë sinqerisht do të qëndroj pas çdo punëtori i cili do të paraqesë një keqpërdorim ose mosrespektim të tillë të ligjit”, tha Carovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas prezantimit të masave për hapjen e vendeve të punës.

Numri i vogël i kërkesave për ndihmë financiare nga shteti për pagesën e pagës minimale, thotë, është në pajtim me parashikimet e tyre se firmat kanë kapacitet të paguajnë pagë prej 12.000 denarëve.

Ajo sqaroi se ka pasur takim me përfaqësues të industrisë së lëkurës të cilët theksuan se paguajnë pagë minimale, por se kjo u paraqet problem për shkak të asaj që çmimet e shitjes të prodhimeve të tyre tani më janë konfirmuar paraprakisht dhe nuk kanë mundur t’i ndryshojnë. /Fol/