“Kujdesemi për secilin individ në shtet, ndërsa si Qeveria punojmë edhe në shërbime tjera në funksion të pensionistëve”, theksoi zëvendëskryeministrja për Çështje ekonomike Mila Carovska gjatë vizitës në Komunën e Manastirit.

E shoqëruar nga kryetarja e kësaj komune, Natasha Petrovska, zëvendëskryeministrja Carovska nga pensionistët e Manastirit u informua për risitë në punën e tyre, Klubin e ri të pensionistëve dhe aktivitete tjera.

“Me pensionistët në Manastir biseduam për rritjen e pensioneve, ndërsa u informova se ata si një prej shoqatave më të mëdha në shtet zhvillohen dhe i përmirësojnë kushtet ku çdo ditë shoqërohen. Ideja jonë është që të kujdesemi për secilin individ në shtetin tonë dhe këtë e treguam”, deklaroi Carovska.

Sipas kryetares së komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, hapja e klubeve për pensionistët, nga shoqatat e pensionistëve, do të thotë investim të mjeteve nga pensionistët për pensionistët.