Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglli e kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin amerikan Donald Tramp për shkak të përkrahjes së tyre për protestat në Iran.

Në takimin me gazetarët në Ankara, Çaushogllu deklaroi se Turqia është kundër përzierjes të huaj në punët e brendshme në Iran.

Ministri turk informoi se u takua me kolegun iranian Mohamed Xhavad Zarif me të cilin biseduan për gjendjen politike në Iran, për vendimin e Trampit që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe për çështjen kurde.

Sipas gazetës turke “Sabah”, Çaushoglu në takim deklaroi se autoritetet aktuale iraniane u zgjodhën në zgjedhje dhe se nuk duhet që të ketë tentativa të jashtme për krijimin e tensioneve në Iran.

“Nëse ndodhin ndryshime në Iran, ato duhet të ndodhin përmes zgjedhjeve”, deklaroi Çaushogllu.