Gjykata Supreme vendosi për ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar.
Për të gjithë të dyshuarit shfuqizohen pikat 2 dhe 3 nga neni 165 i Ligjit për vepra penale si kusht për të vazhduar me masën paraburgim dhe arrest shtëpiak”, njoftuan nga Gjykata Supreme.

Për të dyshuarit Krste Mukoski, Sasho Vasilevski, Mitko Çavkov, Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mitre Pitropovski masa paraburgim zëvendësohet me masën burg shtëpiak.

Të dyshuarit Zaharie Simovski, Ilia Slavevski, Gorance Angjelovski, Vlatko Trajkovski dhe Viliam Mihajlovski mbetën në paraburgim.

Për të dyshuarit Lupce Dimovski, Igor Durulovski, Johan Tracullovski, Elena Docevska Bozhinovska ndaj të cilëve kishte masa të arrestit shtëpiak iu është caktuar masate kujdesit pas çka gjykata i ka obliguar me paraqitje një herë në javë nëpër gjykatat më të afërta.

Për të dyshuarit Stefan Mladenovski, Sasho Markovski, dhe Mihail Mlladenovski vazhdon masa e arrestit shtëpiak.