Çdo i katërti banorë i Maqedonisë vuan nga pagjumësia. Këto janë përllogaritjet të cilat sot u publikuan me rastin e Ditës botërore të gjumit që nën moto “Fleni në mënyrë cilësore, ushqeni jetën” e shënoi kompania farmaceutike “Famas C”, e e cila kishte për qëllim ta ngrisë ndërgjegjen për pagjumësinë e cila merr gjithnjë e më shumë përmasa dhe prish shëndetin njerëzor, transmeton FLAKA.

Me këtë statistikë Maqedonia hynë në mesataren evropiane të personave të cilët kanë problem me gjumin, gjegjësisht në vende ku 25 për qind nga popullata e rritur ka problem të paktën një herë gjatë vitit me pagjumësinë e cila zgjat nga një në tre ditë.

Në norma botërore, pagjumësia është e pranishme me 33 për qind te popullata e rritur. Shqetëson fakti se ky problem më shumë shfaqet te popullata e cila është e aftë dhe punon, e të cilët çdo ditë janë nën presion, si për shkak të punës ashtu edhe për shkak të familjes. Të dhënat tregojnë se personat nga mosha 30 deri 50 vjeç kanë rreth 40 për qind problem me pagjumësinë.