Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar në detaje listën e të drejtave të votuesve ku mes tjerash iu sugjerohet qytetarëve që të shfrytëzohet e drejta e tyre demokratike themelore për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar, përcjell Fol.

Për të qartësuar gjendjen në vendvotime, nga KSHZ bëjnë thirrje që mos të përdoret telefoni celular apo ndonjë paisje tjetër teknologjike për të fotografuar votën. Kjo gjë, sipas Ligjit për zgjedhje është e ndaluar.

Poashtu votuesit sugjerohen që nëse pengohen gjatë procesit të votimit, ata t’i paraqesin para Komisionit zgjedhor si rast në KSHZ, edhe atë në afat prej katër orëve duhet të vendoset vendimi për këtë rast. /Fol/