Kemi një fillim të mirë të qetë në ditën e zgjedhjeve, megjithatë e mbushur me një sërë parregullsish të vogla apo të problemeve teknike me të cilat përballen këshillat zgjedhorë, çka është mosarritje e përgatitur mirë deri më tani, tha sot në mëngjes në konferencë për shtyp, kryetari i Civil-Qendra për Liri, Xhabir Deralla, përcjell Fol.

Ai theksoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 20 raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore në Veles, Resnjë, Shkup, Shtip, Tetovë, Gostivar.

”Janë ngjitur postera në një komunë, kemi pasur raste që janë zbuluar mesazhe telefonike me përmbajtje që shkelin heshtjen zgjedhore që janë dërguar në shumë numra telefoni. Për ta përshëndetur është vendimi i komisionit zgjedhor të Resnjës pas zbulimit të dy letrave në vendvotimin 1631 në Jankovec, e cila kishte të njëjtin numër serial, për të numëruar të gjitha votat në komunë, por tashmë sot ne shohim se fletët e votimit nuk janë të gjithë të një cilësie të njëjtë”, tha Deralla.

Në komunën e Aerodromit në disa vendvotime, shtoi ai, fletët e votimit nuk janë ndarë mirë dhe bordi zgjedhor është detyruar t’i pret me gërshërë dhe t’iu jep votuesve, çka në disa vendvotime ka shkaktuar edhe kaos të madh. Sqaroi se sipas rasteve të raportuara nga vëzhguesit e tyre, llampat UV nuk kanë punuar në më shumë se 20 vendvotime.

”Ka njerëz që nuk janë mbuluar me sprej, kështu që ata mund të votojnë përsëri nëse duan. Vëzhguesit tanë që janë pjesë e strukturës së Civil, ndërsa që vijnë edhe nga organizata Inkluziva, na njoftojnë se dosjet për personat e verbër në të gjitha vendvotimet, domethënë në gjashtë vendvotime në Gostivar, mungojnë ato dosje.

Deralla potencon se prej vëzhguesve kanë vënë re se kabinat e votimit dhe kutitë e votimit për personat me nevoja të veçanta kanë qenë vendosur në mënyrë të papërshtatshme dhe të paarritshëm. Ai më tej ka shtuar se janë regjistruar votues në dy komuna nga zyrtarë të partisë së caktuar të cilët kanë regjistruar votuesit të cilët vijnë vijnë më pas me synimin e dukshëm të vazhdohet me mobilizimin dhe presionin, siç shpjegoi ai, shkelje e heshtjes zgjedhore.

Sipas raporteve të tyre, në rajonin e Resnjës ka pasur tentativë për ryshfet prej 4,500 denarëve ndaj dy anëtarëve të një familje, të cilët nuk kanë pranuar të holla dhe kanë njoftuar policinë.

”Ka një numër të raporteve që kanë ardhur deri te Civil gjatë ditës së djeshme dhe dy raste, përveç në Resnjë, jemi të sigurtë se ka pasur përpjekje për ryshfet ndaj votuesve. Këto janë raporte të ndjeshme që duhet të kontrollohen të paktën një herë për t’u verifikuar dhe në bashkëpunim me autoritetet, për të dhënë detaje rreth saj”, ka thënë Derala.

Ai shtoi se gjuha e urrejtjes është shumë e pranishme në rrjetet sociale dhe sipas tij, duhet të ndërhyhet në shumë mënyra. /Fol/