Vizitorët nga Austria, Gjermania dhe Hungaria do të mund të hyjnë në Republikën Çeke nga dita e sotme.

“Duhet t’i kthehehmi normalitetit”, tha kryeministri çek, Andrej Babis.

Çekia ka mbyllur të gjithë kufijtë në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga fillimi i majit ka lehtësuar gradualisht masat kufizuese.

Të enjten, ajo ka rihapur kufirin edhe me Sllovakinë.