Kryeministri Zoran Zaev ka filluar takimin koordinues për çështjen e emrit me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe kreun e VMRO-DPMNE Hristian Mickovskin. Në takim Zaev do të i informojë liderët e partive përkatëse dhe presidentin e vendit rreth propozimeve të ofruara nga ndërmjetsusi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic dhe konkluzionet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Davos të Zvicrës.
Kryeministri grek Aleksis Cipras, gjithashtu po zhvilloi takime koordinuese për të arritur konsensus nacional për emrin në Greqi. Dje ai takoi kabinetin e tij qeveritar, liderin e partnerit të koalicionit, liderit të partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kamenos, si dhe presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopulos. Ndërkaq sot ai takoi liderin e partisë më të madhe opozitare, Liderin e “Demokracisë së re”, Kyrioakos Micotakis dhe në rrjedhë janë takimet e veçanta me liderët e parive të tjera.
Ndryshe ndërmjetësi Nimic javën e ardhshme do të qëndrojë në Shkup dhe Athinë për të kuptuar qëndrimet e dy palëve për propozimet e ofruara në raundin e fundit të negociatave në Nju Jork.