Ju informojmë për takimet dhe ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin ndërmjet datave 19 dhe 25 mars në Evropë, në Evroazi, në Azi-Paqësor, në Azi Jugore, në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore, në Amerikë, dhe në Afrikën nën Saharë.
Evropë

19 mars: Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian takohet për të diskutuar për rastin e helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, por edhe për Ukrainën, Sirinë, Gadishullin Korean dhe Iranin.

20 mars: Afati i fundit për Poloninë që t’i zbatojë rekomandimet e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit.

20 mars: Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian takohet për të diskutuar për kornizën e marrëdhënieve të ardhshme me Mbretërinë e Bashkuar, pas Brexit’it.

21 mars: Komisioni Evropian publikon një propozim për të vënë taksa ndaj kompanive të mëdha digjitale, sipas vendndodhjes së përdoruesve të tyre.

22-23 mars: Mbahet një samit i udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, diskutohet për marrëdhënien e ardhshme mes BE’së e Britanisë.

23 mars: Zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri italian, dhe zgjidhen kryetarët e dy dhomave të Parlamentit.

25 mars: Afati i fundit për formimin e grupeve parlamentare në Parlamentin italian.

Evroazi

23 mars: Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, viziton Ukrainën.

23 mars: Mban mbledhje Banka Qendrore e Rusisë.

25 mars: Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Turkmeni.

25 mars: Opozita në Bjellorusi mban marsh të paautorizuar në Minsk.

Azi-Paqësor

19 mars: Legjislatura japoneze zhvillon debat për skandalin në shkollën Moritomo Gauken, që ka përfshirë kryeministrin Shinzo Abe.

19 mars: Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvillojnë dialogun e përdyvitshëm për mbrojtje të integruar, në Uashington.

19-20 mars: Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, viziton Vietnamin.

20 mars: Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës përmbyll punimet, pas 15 ditësh.

21 mars: Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë Bisedimet Tripalëshe për Mbrojtje.

22-24 mars: Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, viziton Vietnamin.

Azi Jugore

22 mars: Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, viziton Indinë, për të diskutuar për marrëdhëniet bilaterale.

22 mars: Qeveria e Maldiveve i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

23 mars: Pakistanezët shënojnë Ditën e Pakistanit, me një paradë ushtarake, për të kujtuar Rezolutën e Lahorit të 1940’s, dhe miratimin e kushtetutës së 1956’s.

Lindje e Mesme / Afrikë Veriore

21 mars: Irani dhe Azerbajxhani shënojnë nisjen e Nevruzit, festivalit të pranverës.

22 mars: Bahrejni nis gjykimin e udhëheqësve të partisë së shpërbërë opozitare Al Wefaq, të cilët akuzohen se kanë spiunuar për Katarin.

24-26 mars: Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, viziton Emiratet e Bashkuara Arabe.

Amerikë

Datë e paspecifikuar: Presidenti amerikan, Donald Trump, shpall masa tregtare kundër Kinës.

Këtë javë: Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takon presidentin Donald Trump dhe qëndron, përveç në Uashington, edhe në Boston, Nju-Jork, Hjuston, Sietëll dhe San Francisko.

19-20 mars: Ministrat e Financave të vendeve të G-20 takohen në Argjentinë.

20 mars: Blloku tregtar amerikanojugor Mercosur dhe Kanadaja rinisin negociatat tregtare në Otavë, Ontario.

21 mars: Mban takim Rezerva Federale amerikane – jep konferencë për media më pas.

21 mars: Mbahet mbledhja e Bankës Qendrore të Brazilit.

21-23 mars: Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, viziton Nju-Jorkun.

22 mars: Kongresi i Perusë voton për shkarkimin e presidentit Pedro Pablo Kuczynski.

23 mars: Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin.

Afrikë nën Saharë

19-21 mars: Mbahet forumi për energji të qëndrueshme për Afrikën Lindore në Kigali, Ruandë.

20 mars: Shoqata e Minatorëve dhe Unioni i Ndërtimtarëve në Afrikën e Jugut zhvillojnë demonstratë në Pretoria, kundër reduktimit të vendeve të punës në industri dhe për çështje të tjera.

20-24 mars: Vazhdojnë protestat e opozitës së Togos në mbarë vendin.

25 mars: Mbahen zgjedhjet për Senat në Kamerun.