Përpara se të merrni këtë hap, e natyrisht përpara se të pendoheni duhet të dini disa gjëra.

E papritura

 

Është e natyrshme që njerëzit që janë mësuar duke ju parë për një kohë të gjatë me flokë të zeza, apo të kuqe, do të tronditen kur t’ju papritur bionde. Komentet nuk do të jenë patjetër të gjitha pozitive, por nuk duhet të dekurajoheni. Në fund të fundit me rëndësi është që të ndjeheni ju mirë.   

Grimi

Mund të duket e parëndësishme, por në fakt nëse ndryshoni ngjyrën e flokëve duhet të ndryshoni edhe mënyrën e të bërit grim. Një bionde nuk mund të lyhet kurrsesi njëlloj si një brune. Buzëkuqet janë të parët që duhet të ndryshojnë.

Veshjet

Kjo kërkon shpenzime të mëdha, por jo domosdoshmërisht. E zeza mbetet elegante, për të gjitha ngjyrat e flokëve. Por, sidoqoftë duhet të bëni kujdes, ndaj do ishte mirë të merrni sugjerime nga yjet tuaj të preferuar, me të cilët natyrisht keni të njëjtën ngjyrë flokësh.

Trajtimi

Mund të keni kaluar vite me të njëjtën ngjyrë flokësh, por tani që janë ndryshe duhet të përkujdeseni më shumë. Ngjyrosja e flokëve, apo ndryshimi drastik i ngjyrës mund të dëmtojë shëndetin e tyre. Maskat janë natyrisht një alternativë.

Stili

Nëse keni vendosur se ka ardhur momenti që të ndryshoni, atëherë do ishte mirë që të ndryshoni edhe stilin e veshjes suaj. Tek e fundit, një pamje krejtësisht e re nuk i bën dëm askujt.

Tronditja

Është e vështirë të shohësh në pasqyrë dikë që duket krejt tjetër nga ty. Epo, ndryshimet e japin këtë efekt. Megjithatë, gjithçka është kalimtare, me flokët tuaja të reja do të mësoheni shumë shpejt. Në rastin më të keq ju nevojiten vetëm dy javë që t’ju pëlqejë edhe më shumë vetja. 

Pendimi

Nuk keni pse të shqetësoheni. Edhe në rast se jeni penduar dhe kishit imagjinuar diçka tjetër për imazhin tuaj, gjithsesi mund të ndryshoni sërish. Të kthehesh tek ngjyra e vjetër, apo të eksperimentosh përsëri nuk është aq e vështirë.