Kosova Makers League është gara më e madhe e robotikës që do të mbahet në gjysmën e muajit prill të këtij viti.

Të drejt aplikimi kanë të gjitha shkollat fillore (publike dhe private), si dhe të gjitha qendrat/institucionet që punojnë me nxënës të rinj.

Roboti për këtë garë është roboti mBot i cili lehtëson hyrjen në botën e robotikës, por gjithashtu mundëson edhe përdorime më të avancuara.

Më poshtë keni një video ku shfaqet shkathtësia e këtij roboti!

Për të aplikuar në “Kosova Makers League” vizitoni webfaqen www.kosovamakers.net.

Aplikimi për raundin e parë është i hapur deri më 8 mars. /Telegrafi/