Kur Donald dhe Melania Trump u shfaqën në Capitol, e gjithë vëmendja ishte fokusuar në kutinë e kaltër të cilën Melania po e mbante në duar.

 

Melania i kishte dhuruar ish Zonjës së Parë Michelle Obama, një dhuratë nga kompania Tiffany të mbuluar me një kuti të kaltër dhe të zbukuruar me një fjongo të bardhë, transmeton Telegrafi.

Dhe nuk kaluan shumë minuta kur në rrjetet sociale filloi të qarkullonte pyetja, se çfarë i kishte dhuruar Melania Michellit.

“Më ke sjellë dhuratë” dëgjohet në video duke thënë Michelle.

Por më pas ka pasuar një situatë e sikletshme, pasi që Michelle në të njëjtën kohë është dashur të pozojë para objektivit të kamerave dhe të kërkojë nga dikush t’ia mbajë kutinë e kaltër që ia dhuroi Melania.

 

Por fatmirësisht, ishte Barack Obama ai që i doli në ndihmë bashkëshortes së tij, duke e marrë kutinë nga dora dhe duke i thënë se “unë do të kujdesem për protokollin”.

Megjithatë, sipas protokollit në diplomaci, dhuratat kur nuk i dhurohen direkt presidentit, zëvendëspresidentit, Sekretarit të shtetit, si dhe bashkëshorteve të tyre. /Telegrafi/