Një prift brazilian që po jepte predikimet e tij në vend përgjatë një feste u shty nga skena teksa i fliste masës. Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit.

Incidenti ndodhi pasi një grua arriti t’i ikte rojeve. Ajo iu afrua Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonie në selinë e Cançao Nova, komunitet katolik brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet.

Siç supozojnë mediat e huaja, incidenti ka ndodhur pak minuta para se ai të deklaronte se “gratë e shëndosha nuk kanë vend në parajsë”.

Prifti katolik po jepte një fjalim gjatë ceremonisë së mbylljes së një kampi rinor i cili kishte rreth 50,000 të pranishëm. Ai pësoi plagë të lehta nga rënia dhe zyrtarët vunë re se ai shpejt u kthye në skenë për të përfunduar predikimin e tij, i cili po transmetohej në internet.

Gruaja – e cila nuk është identifikuar – u dërgua në mbajtje nga policia lokale.