Shkencëtarët kanë krijuar robotin e parë të gjallë, me aftësi vet-shëruese

Kur mendojmë për robotë, ne mendojmë për makina metalike të mëdha dhe të ashpra.

Sidoqoftë, një grup shkencëtarësh po sfidojnë mënyrën se si ne i shohim robotët pasi ata kanë zhvilluar atë që përshkruhet si roboti i parë i gjallë dhe i vetë-shërueshëm i botës, të cilin e ndërtuan duke përdorur qelizat burimore të një bretkoce.

Të quajtur xenobots (emëruar pas bretkosës nga Afrika, qelizat burimore të së cilës i përdorën), këta janë robotë të gjallë, më pak se një milimetër të gjerë, duke i bërë ata të mund të hyjnë në trupin e një njeriu.

Ata janë gjithashtu të aftë të ecin, të notojnë, të punojnë së bashku në grupe dhe të mbijetojnë pa ushqim për javë të tëra.

Sipas Joshua Bongard, një nga studiuesit kryesorë në Universitetin e Vermontit, “Këto janë makina të reja të gjalla. Ata nuk janë as robotë tradicional dhe as një specie e njohur e kafshëve.Është një klasë e re e objekteve: një organizëm i gjallë, i programueshëm. ”

”Një nga përfitimet e këtij dizajni është se ato janë më miqësore me mjedisin dhe më të sigurt për shëndetin e njeriut. ”

Kjo pasi sipas studiuesve, robotët tradicionalë priren të degjenerohen me kalimin e kohës dhe do të prodhojnë efekte anësore të dëmshme ekologjike dhe shëndetësore.

Tani për tani, ekzistojnë përdorime të ndryshme të mundshme për ksenobotet, të tilla si pastrimi i mbeturinave radioaktive, grumbullimi i mikroplastikës në oqeane, dhënia e ilaçeve brenda trupit tone etj.

SHPËRNDAJE