Shkruan: Ejup Berisha

Pas fundosjes së anijes së Ali Ahmetit në politikën e brendshme dhe tani në realizimin e agjendës së jashtme , parashtrohet pyetja se a është e arsyeshme që ky subjekt të qëndrojë akoma në skenën politike vendore

Ngurrimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për të reaguar ndaj paralajmërimeve të Francës për ta prolonguar datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e RVM-së në Bashkimin Europian është një zhgënjim i tij për shkak se kësaj radhe nuk po i dalin llogaritë në politikë. Ali Ahmeti dhe BDI nuk mund të dalin para opinionit vendor dhe shqipëtar dhe të lëvdrohen dhe të thonë shihni shqipëtar, shihni o popull “U tha u bë” a ju kemi thënë se do të marrim datë dhe kjo me të vërtetë u bë fal agjendës eurointegruese të BDI-së. Presidenti i Francës e prishi entuziazmin e të gjithëve e më shumë të Ali Ahmetit dhe të BDI-së se gjithcka që thotë BDI dhe Ali Ahmeti se do të bëhet në politikë te ne edhe bëhet ndërsa kësaj radhe ka paralajmërime negative se nuk po bëhet çështja e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RVM-së në BE.

Pra Emmanuel Macron Presidenti i Francës me deklaratën e djeshme pas minisamitit Francezo Gjerman me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel në Tulluz e prishi jo vetëmse entuziazmin dhe pritjet e qytetarëve të Republikës Veriore të Maqedonisë por pritshmëritë dhe entuziazmin e subjektit politik shqiptar i cili në mungesë të ofertave interesante në politikën e brendëshme si dhe në mungesë të rezultateve pozitive në planin e brendshem këtë disfatë u mundua ta kompenzoj me Agjendën Eurointegruese. Tani kur ky subjekt politik do të dështojë edhe në planin e politikës së jashtme atëherë parashtrohet pyetje se cfarë kërkon i njëjti në politikë. Pas fundosjes së anijes së Ali Ahmetit në politikën e brendëshme dhe tani në realizimin e agjendës së jashtme politike atëher parashtrohet pyetja se a është e arsyeshme që ky subjekt të qëndrojë akoma në skenën politike vendore.

Kur jemi te Samiti në të siç paralajmëroi Presidenti i Francës dhe Kancelarja e Gjermanisë ka shumë çështje më prioritare për tu diskutuar dhe për tu vendosur prandaj sa i përket marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë në BE Macron tha se këto dy shtete kandidate për antarsim në BE duhet të presin edhe pak sepse ka edhe shumë çështje të cilat duhet të bëhen. Pavarsisht prapavisë së mundësisë për vënie të vetos nga ana e Francës pavarsisht se a bëhet fjalë për vërejtje rreth moszbatimit të reformave apo për ndikime tjera apo për rrethana të tjera siç mund të interpretohet ndonjë ndikim i mundëshëm nga ana e Rusisë dhe Serbisë në qështjen e mosmarrjes së mundshme të datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RVM-së dhe të RSH-së vend për zhgënjim nuk duhet të ketë dhe përpjekjet për marrjen e datës duhet të vazhdojnë në këtë kontekst duke i përmbushur reformat e nevojshme si një prej kushteve qensore dhe kryesore për antarsimin e të dyja shteteve në BE.