Për shkak të një zarfi të gabuar që u dorëzua nga warren Beatty, Oscar-i për filmin më të mirë iu dha “La La Land”, por në të vërtetë ishte fituar nga “Moonlight”. Producentët e La La Land kishin filluar madje që të mbanin fjalimin e falënderimeve, kur ka ardhur përgënjeshtrimi. Waren Beatty dhe Faye Dunaway pas një pauze të gjatë dhe duke parë në sy njëri-tjetrin, shpallën fitoren e La La Land. Producentët e muzikalit mbajtën fjalimin e tyre, por më pas u detyruan të pushojnë.

“Ka fituar Moonlight – ka thënë njëri pej tyre, i acaruar dhe i tronditur – jo nuk është shaka. Ka fituar Moonlight”. Ka ardhur më pas Jimmy Kimmel, prezantuesi, që ka konfirmuar lajmin, duke treguar zarfin. Ka fituar pikërisht Moonlight. Cfarë ndodhi? Warren Beatty u përpoq të shpjegojë: “Në zarf ishte shkruar Emma Stone për La La Land”. Vetë Jimmy Kimmel ka bërë shaka: “Eshtë faji im, e dija që do të prishja gjithcka para fundit. Natën e mirë të gjithëve, premtoj që nuk do të kthehem më”.