Angelina Jolie aktualisht gjendet në Kamboxhia, ku ka promovuar filmin e saj të ri gjersa fëmijët e aktores kanë përjetuar një eksperiencë të rrallë.

 

Në fakt, se aktorja hollivudiane nuk ka frikë prej asgjëje dhe se i mëson fëmijët të jenë të tillë dëshmon edhe momenti kur Jolie ushqehet me brumbuj dhe akrepa.

Insektet janë pjesë integrale e kuzhinës kamboxhiane dhe aktorja u përpoq që këtë specialitet lokal ta shijojë në shoqëri të fëmijëve dhe para kamerave të televizionit shtetëror britanik BBC.

“Është shumë e bukur, shije është e mrekullueshme. Akrepi vështirë po përtypet”, tha ajo.

 

Aktorja ka zbuluar se kjo nuk është hera e parë që u përpoq të provoj specialitetet që në të kaluarën shumë i urrente.

“Brumbujt kanë qenë gjithmonë pjesë e dietës. Por, paramendoni të jenë të mbijetesës. Kur njerëzve u mungonte ushqimi bazë, brumbujt dhe akrepat ishin i ndihmoi ata për të mbijetuar”, tha ajo.