Profesori universitar Ferid Muhiq, që është deputet në radhët e LSDM së fundi është i heshtur, edhe pse ai gjatë çdo zhvillimeve të rëndësishme në vend, ka dalur me qëndrimet dhe opinionin e tij.

Se pse ai po rri i heshtur dhe nuk është aktiv edhe në foltoren e Kuvendit, ka pyetur një studente e tij.

“A e keni pare dikund deputetin Ferid Muhiq? Profesori që na mësonte për paradigmat dhe që e kishim lartësuar për shkak të elokuencës dhe diturive. A e keni parë të ngjitet në foltore dhe të thotë diçka të mençur, për shembull të dal në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Pop Duçeva.

Muhiq, profesori i njohur i filozofisë viteve të fundit ka qenë aktiv në opinion me tezat e tij për zhvillimet aktuale. Ai ishte një nga deputetët kyç në zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. (INA)