Dëshironi të përmirësoni veten? Atëhere filloni të lexoni libra, pasi shkenca tregon se njerëzit të cilët lexojnë janë persona më të sjellshëm dhe më të dashur. Në një studim të ri, i cili përfshiu 123 persona ku u pyetën rreth konsidertës së tyre për të tjerët, u zbulua se ata të cilët lexonin më shumë, kishin tendencën të ndihmonin të tjerët dhe të shfaqnin karakteristika të altruizmit. Studimi u krye nga “Kingston University” në Londër, dhe tregoi se njerëzit e lexuar shfaqin sjellje sociale më të pranueshme se sa ata që preferonin të shihnin televizor.
Njerëzit që nuk lexonin, por shihnin vetëm televizor u cilësuan si njerëz më asocial, egoistë, dhe aspak të mirëkuptueshëm me të tjerët.