Chelsea fiton trofeun e Europa League, pasi që në finale e mposhti me rezultat bindës 4:1 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Olympic” në Baku të Azerbajxhanit. Finale atraktive mes skuadrave angleze, që të dyja nga Londra, por Chelsea u tregua më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë, kur erdhën në shprehje cilësitë e sulmuesve, veçmas të Eden Hazard e Oliver Giroud!

Lojë e madhe e Chelseat, duke e përmbyllur edicionin në mënyrë më të mirë të mundshme, dhe në anën tjetër zhgënjim i madh për Arsenalin, lere që mbeten pa trofe por edhe jashtë Champions League. Sepse fitimi i Europa League ia siguronte edhe biletën për garat e ardhshme të Champions League. Një pjesë e parë pa gola por e dyta me pesë gola të shënuar që vërtet ka qenë një spektakël ashtu si i ka hije një finale të madhe. Mesfushori nga Kosova, reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka, lëshoi fushën i zhgënjyer, kurse Shkodran Mustafi qëndrojë në bankë. Golat për Chelseat i realizuan: Giroud (49’), Pedro (60’), Hazard (65’-nga penalltia e 72’) dhe për Arsenalin Iwobi (69’).