Një në katër çifte britanike flenë rregullisht në shtretër të ndarë shkaku i stresit, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Furnizuesi me mobilie për dhoma të fjetjes “Bensons for Beds”, ekzaminoi shprehitë e 2 mijë çifteve britanike, dhe gjeti që ditët e gjata me punë dhe fëmijët po i ndanin partnerët në dhomën e gjumit.

Studimi gjeti që prindi mesatar britanik lejon fëmijët e tyre që të flenë në shtart me ta pesë herë në muaj, raporton The Sun.

Disa nga arsyet ishin puro pragmatike, ku 25% e bënin këtë shkaku gërhitjes së partnerit.

Një tjetër 19% thanë që partneri i tyre rregullisht bie të flejë në divan duke shikuar TV, dhe mbetet aty tërë natën.

14% nuk donin që t’i çonin nga gjumi partnerët e tyre kur zgjoheshin për të shkuar në punë, ndërsa 60% pranuan se e bënin këtë thjeshtë që preferonin të flinin vetëm.

Sidoqoftë, 38% e tyre që flinin në shtretër të ndarë ishe shkaku i problemve në lidhje.