Mësimdhënësit e ciklit të ulët fillor kërkojnë që arsimtar të edukatës fizike të mbajnë orët e arsimit fizik dhe shëndetësor për nxënësit e këtij cikli. Siç sqarojnë ata, nxënësit nga klasa e dytë deri në të pestën kanë nevojë për ushtrime fizike pasi shumë prej tyre kanë nisur të përballen me deformime në boshtin kurrizor për shkak të qëndrimit jo të duhur në karrige e banka dhe peshës së rëndë të çantave shkollore.

Arsimi fizik shëndetësor ta jep arsimtarë lëndor tjetër, mos të mbetet te ne arsimtarët klasor. Shpesh prindërit kanë pas probleme me fëmijët se shumë libra, në fakt asnjë çantë nuk ka më pak se pesë libra brenda. Ajo është e rëndë për fëmijën e vogël, prandaj është shumë e përshtatshme që të ketë arsim fizik dhe shëndetësor. Në ato tre orët në javë janë mjaft nëse ushtrohet ashtu siç duhet, e jo vetëm ti nxjerrim jashtë e ti lëm të luajnë futboll, litar ose të kërcejmë. Tjetër është me ato ushtrimet e posaçme për arsim fizik shëndetësor për mirëmbajtjen e trupit të fëmijëve – tha Ferdeze Fejzullahi, mësuese.

Lidhur me këtë kanë ngritur zërin edhe fizeoterapeutët të cilët thonë se dukshëm po rritet numri I nxënësve nga shkollat fillore të cilët ankohen për deformime në pjesët e trupit. Fëmijët të cilat tashmë kanë kërkuar ndihmën e parë nga fizeoterapeutët janë ato të moshës 7 dhe 8 vjet.

Kemi pas pacientë që veç më kanë pas deformitet në pjesët e boshtit kurrizor të cilat I kemi korrigjuar edhe I kemi edukuar edhe prindërit që si ti parandalojnë nga përkeqësimi I tyre. Ato normalisht deformitetet duhet të mbrohen, deri në moshën 18-20 vjec deri kur vjen e faza e zhvillimit të kockave dhe rritja kur të përfundon, pra ajo është faza më e rëndësishme që të mirëmbahet muskulatura në tonus, të ushtrohet, të merën me aktivitete fizike po edhe të kenë kontroll të rregullt edhe qoftë nga fizioterapisti apo edhe nga profesori I edukatës fizike – deklaroi Arijan Selmani, fizeoterapeut.

Fizeoterapeutët gjithashtu apelojnë që gjatë kontrolleve sistematike shkollore, përveç mjekëve të përgjithshëm të përfshihen edhe ortopedët ose fizeoterapeutët të cilët saktë mund të dallojnë nisjen e deformimeve tek fëmijët. Nga ministria e Arsimit thanë se kjo kërkesë do të zbatohet në kuadër të pilot projektit me plan programet e reja mësimore për klasat e dyta dhe të treta, për të parë nëse e njëjta do të jap rezultatet e kërkuara. Për momentin, arsimtarë të edukatës fizike kanë vetëm nxënësit e e ciklit të lartë të shkollave fillore.