43 të punësuar dhe ish të punësuar në Televizionin Nova kanë dorëzuar procedurë falimentimi për mospagesën e shtatë rrogave, prej muajit tetor e këndej.

“Për momentin kërkojmë mbrojtje ligjore, por në interes të procesit nuk mund të japim më shumë detaje. Ballafaqohemi me pengesa dhe dyer të mbyllura, por jemi të vendosur për të drejtat tona”, thonë të punësuarit për Makfaks.

Jozyrtarisht mësohet se njëra nga nënshkrueset e kërkesës për falimentim është edhe redaktorja Anita Petrovska Rajkoviq.

Edhe më herët u nis procedurë për falimentimin e TV Nova, të cilën e dorëzoi operatori “Robi Telekabel”. Ndërsa nga menaxhmenti i televizionit atëherë thanë se ky operator ka zbatuar censurë.

Përndryshe, dhjetëra gazetarë u larguan nga TV Nova për shkak të mospagesës së rrogave për disa muaj. Ndërsa vlen të theksohet se pronari i këtij televizioni Sead Koçan, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale, për të cilin së shpejti të ketë edhe aktgjykim.