Magazina evropiane ‘Vokal Jurop’ në llogarinë e vet në Twitter vendosi anketë me temë ‘Cila do të bëhet e para anëtare e BE-së: Serbia, Maqedonia, Shqipëria apo Kosova?”, përcjell Fol.

Tani për tani kanë votuar mbi 1.900 persona, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 21 orë për t’u deklaruar.

Sipas rezultateteve të cilat shfaqen menjëherë pas votimit, në epërsi është Serbia, qytetarët e së cilës i japin madje 45% për t’u bërë anëtare e ardhshme e BE-së.

Pas sa vjen Maqedonia, me rreth 23% të votave, ndërkaq shumë më pak gjasa për anëtarësim në Union kanë Shqipëria dhe Kosova, të cilat morën nga 16% mbështetje.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Vokal Jurop’ të organizojë, për shembull, në jehonën e krizës në Spanjë, për shkak të referendumit për pavarësi të Katalonjës, qytetarëve u është parashtruar pyetja: ”A është demokracia spanjolle në rënie?”. /Fol/