Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të propozojë ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve me të cilin po sigurohen kushte për një autonomi më të madhe dhe efikasitet të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Fol.

Vendimi është marrë në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa propozim-ndryshimet janë pjesë e prioriteteve urgjente të reformave të lidhura me gjyqësorin.

“Qëllimi i këtij ndryshimi është që të sigurohen kushte për autonomi më të madhe dhe efikasitet të PSP-së për ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, theksoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Ndryshimet e propozuara, thonë nga Qeveria, janë bërë në konsultim me Prokurorinë Speciale Publike.

Që vitin e kaluar në janar PSP e ngriti këtë çështje, por të gjitha tentimet që të miratohet një ligj i këtillë në Kuvend, ishin të pasuksesshme. /Fol/