Deputeti i BDI-së  Artan Grubi si një nga politikanët e rrallë shqiptarë që nuk i shpëton datë e rëndësishme pa bërë komente  në rrjetet sociale, e  sidomos ato që kanë të bëjnë me NATO dhe BE si puna   24 marsit ditës kur NATO nisi bombardimet ndaj regjimit të Millosheviçit.

Ky është moment shumë i rëndësishëm në historinë më të re të Ballkanit sepse nga ajo ditë asgjë më nuk ka qenë e njejtë, sidomos për Shqiptarët kjo datë është shumë e rëndësishme sepse llogaritet dita kur filloi çlirimi shekullorë i Kosovarëve.
Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihen disa protestues Anti-NATO të cilët 20 vite më parë kishin dalur në urën ,Brankov Most” në Beograd me parulla kundër bombardimeve.
Kjo fotografi ka shkaktuar për një kohë shumë të shkurtër u bë virale në rrjet për shkak se njëri nga personat në foto pretendohet të jetë Artan Grubi i cili menjëherë e ka demantuar këtë duke thënë se nuk bëhet fjalë për atë.
Për çudi që Grubi ka qenë shumë i shpejt në reagim por nuk ka pasur kohë të shkruj dy fjalë në përkujtim të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Për faktin që Grubi njihet si një mbështetësi i madhë i NATO-s dhe kjo shton edhe më shumë dyshimet rreth shpekulimeve reth fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Ajo që është për habitur se fotografia ka ,,rrjedhur” nga brenda LSDM-së, shtrohet pyetja kush nga LSDM ka problem me Artan Grubin?, Å ka probleme brenda koalicionit dhe kush është grupi brenda LSDM-së që e ,,sulmon” Grubin?