Hapat drejt një marrëveshjeje të pranueshme reciproke, duke ndryshuar emrin e aeroportit në Shkup, duke hequr monumentet që aludojnë në irredentizëm, një deklaratë publike për pranimin e një emri kompleks për përdorim të përgjithshëm janë kërkesat nga Athina zyrtare nga Maqedonia për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve për emrin, sipas gazetës greke “Real news”. Në një deklaratë për këtë gazetë kryeministri grek Aleksis Cipras porositi Shkupin “Bëni hapa drejt një marrëveshjeje të pranueshme reciproke”, sepse Athina pret që qeveria Zaev të veprojë e jo të angazhohet vetëm me fjalë, të bëjë lëvizje konkrete në mënyrë që të fillojë një diskutim thelbësor mbi çështjen e emrit. Sipas gazetës, këto hapa, përkatësisht kërkesa e palës greke për Maqedoninë , janë specifike siç është ndryshimi i emrit të aeroportit, largimi i monumenteve që kanë tendenca irredentiste, siç janë ato të Aleksandrit dhe Filipit, por gjithashtu edhe një qëndrim publik nga Shkupi se pranon një bisedë rreth një emri kompleks për përdorim të përgjithshëm Erga Omnes është një pikë që është veçanërisht e rëndësishme për Athinën./Alsat-M