Monitoringu i CIVIL në mëngjes shënon fillim të qetë, me jehonë me të vërtetë të lartë në numër të madh të vendvotimeve dhe numër i vogël i parregullsive. Këtë e kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla.

“Vëzhguesit e CIVIL e vëzhguan hapjen e më shumë se 200 vendvotimeve në të gjithë vendin. Të gjitha vendvotimet në të cilat kanë qenë vëzhuesit tonë janë hapur në kohë. Vetë vendvotimet janë përgatitur për ditën e sotme zgjedhore”, informon Deralla.

Nga parregullsitë, Deralla citoi se në Vendvotimin 836 në Koçan, ka grupim të njerëzve, ndërsa vërehet edhe përpjekje për votim familjar, e cila ishte penguar nga Këshilli zgjedhor. Në vendvotimin 2042 në Bërvenicë vërehet një rast i pranisë së paautorizuar në vendvotim. Një person, siç tha është i pranishëm atje nën justifikimin se është vëzhgues partiak i ndonjë partie politike, por pa autorizimin e nevojshëm. Është krijuar tension, ndërsa dy anëtare të Këshillit Zgjedhor (KZ) i ofrojnë mbështetje dhe i lejojnë të qëndrojë në vendvotim, pa marrë parasysh atë që nuk posedon autorizim të nevojshëm.

Sa i përket masave për mbrojtje nga koronavirusi, vërehet se në Vendvotimin 2873 në Komunën Çair anëtarët e Këshillit Zgjedhor nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Deralla ka apeluar deri te votuesit, administrata zgjedhore, ekipet mediatike, policia dhe vëzhguesit t’u përmbahen rreptësisht masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Mbrojtja, siç tha, është e thjeshtë, mbahet maskë, mbahet distancë dhe duart dezinfektohen gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.