Që nga fillimi i votimit deri tani janë regjsitruar tre raste presioni ndaj ekipeve monitoruese të CIVIL në komunat Shtip, Kavadar dhe Saraj, kumtoi për shtyp OJQ Civil, përcjell Fol.

Anëtar i Bordit Zgjedhor të IM 2447/1 ka njoftuar për kërcënime shumë serioze ndaj ekipit monitorues të Civil, i cili gjendet në atë të IM 2447 në fshatin Llaskarc, Komuna e Sarajit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Kërcënimet erdhën nga një person, pjesëtar i ‘IO’ i cili ishte revoltuar nga prania e vëzhguesve të CIVIL, gjegjësisht nga raportet e CIVIL nga rrethi i parë.

CIVIL vendosi të tërheqë vëzhguesit e saj nga ky fshat, në të cilin janë regjistruar parregullsi zgjedhore edhe në rrethin e parë zgjedhor.

”Ne nuk besojmë që do të mbahen zgjedhje lira në Llaskarc. U bëjmë thirrje institucioneve, veçanërisht KSHZ-së, që të kontrollojë gjendjen e personave të angazhuar”, theksoi Xhabir Deralla, duke rekomanduar që Ministria të forcojë kontrollin e saj mbi një pjesë të komunës së Sarajit dhe të ndihmojë procesin zgjedhor të zhvillohen normalisht. /Fol/