Mijëra civilë dhe rebelë sirian janë duke shpresuar që të largohen nga qyteti Aleppo edhe pse evakuimi i tyre është pezulluar, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu pritet edhe evakuimi i 4,000 personave nga dy qytete tjera , Kefraya dhe Foah, të dyja këto besnike ndaj qeverisë dhe të rrethuara nga rebelët.

Deri më tani të paktën 6,000 persona janë larguar nga Aleppo.

Mirëpo qeveria ka ndaluar autobusët që të largohen ditën e premte, duke thënë që rebelët kanë shtënë mbi ta.

Në anën tjetër rebelët kanë deklaruar që forcat e qeverisë kanë hapur zjarr mbi ta.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara pritet të votoj gjatë vikendit një propozim të draftuar nga Franca, për sigurimin e operacioneve të koordinuara me observatorë ndërkombëtare, që të dërgohen ndihma humanitare në Aleppo dhe t’ju ofrohet mbrojtje spitaleve aty.