CIVIL – Qendra për Liri ka vendosur monitorimin e gjendjeve në kontekstin shoqëror – politik nga fillimi i procesit të referendumit. Para qytetareve dhe qytetarëve shtrohet pyetja e Referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?” të cilës duhet t’i përgjigjen më 30 shtator 2018.

Vëzhgim jo-partiak, objektiv dhe neutral
Civili ka rreshtuar mbi 30 vëzhgues aktivë afatgjatë në tërë vendin, detyra e të cilëve është ta vëzhgojnë procesin e zbatimit të përgatitjeve të referendumit nga më tepër aspekte, veçanërisht në aspektin e të drejtës për votim.

Zbatohet monitorim i institucioneve, partive politike dhe strukturave tjera të involvuara në procesin, mënyrën e zbatimit të fushatave dhe debatit publik në kontekst të referendumit. Dita e deklarimit në Referendum do të vëzhgohet nga 200 vëzhgues të akredituar të Civilit, të rreshtuar në gjithë vendin. Atyre do t’u ndihmojnë gazetare dhe gazetarë qytetarë. Në tre vitet e kaluara, Civili ka realizuar trajnime për gazetari qytetare për mbi 900 pjesëmarrës.

Monitorimi i Civilit është jopartiak, objekti dhe neutral, ndërsa raportet nga puna në terren janë në dispozicion në platformën mediatike të organizatës. Qëndrimet dhe analizat publikohen në rubrikat e veçanta të platformës mediatike dhe jo çdo herë janë në pajtim me qëndrimet e Civilit.

Paraqitja e parregullsive, kërcënimeve dhe presioneve

Civili, si në proceset paraprake zgjedhore, u bën thirrje votuesve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, lirë dhe pa frikë dhe detyrim.

Çdo formë e presionit dhe kërcënimit të paraqitet në Zgjedhje të lira ose në telefonat: 070 461 480 dhe 02 5209 176.

Edukim për të drejtën e votimit, dhe jo fushatë PËR ose KUNDËR

Sikur në proceset paraprake zgjedhore, Civili u kushton vëmendje të veçantë respektimit të një nga të drejtave themelore të njeriut, e drejta për votë.

Civili nuk ndërhyn në vendimet individuale të qytetareve dhe qytetarëve sa i përket votimit PËR ose KUNDËR në Referendumin dhe nuk zbaton fushatë, por edukim për të drejtën e votimit.

Dalja në Referendum

Qëndrimi i fortë i organizatë është se duhet të votohet në Referendumin, sepse kjo është formë e drejtpërdrejtë e demokracisë dhe nuk duhet lëshuar mundësia e pjesëmarrjes në vendimmarrje kaq të rëndësishme dhe strategjike për vendin.

Çdo individ duhet të bëjë zgjidhje të informuar, sipas bindjeve personale, PËR ose KUNDËR, pa frikë, pa presione dhe kërcënime. Edhe pse është e drejtë demokratike e çdo individi, Civili nuk rekomandon abstenim në votim. Institucionet, mediat dhe organizatat qytetare janë të ftuara t’u mundësojnë qytetarëve informata të qarta dhe relevante për procesin.

Një nga argumentet e shumta kundër bojkotimit të Referendumit është edhe se qytetaret dhe qytetarët nuk duhet të lejojnë që tjerët të vendosin në vendin e tyre, por ata vetë të jenë pjesë e proceseve demokratike të vendimmarrjeve.

NDAL për gjuhën e urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme

Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, Civili kyçet në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe dhunës, shpifjet dhe manipulimet me lajme të rrejshme janë forma të papranueshme dhe të ndaluara të mbështetjes nga cila do iniciativë, për të cilat institucionet duhet të veprojnë sipas ligjit.

Civili kërkon nga strukturat që përhapin gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rrejshme t’i ndalojnë sulmet e tyre, sepse me këtë e nënvlerësojnë shumicën e qytetarëve të cilët dëshirojnë të sjellin vendim personal dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të pakontestueshme për votim, madje edhe abstenimin nga votimi.

Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme nuk janë mënyrë e përshtatshme e përfaqësimit të qëndrimit politik.

Civili u mbetet besnik parimeve dhe përcaktimeve të veta. CIVILët asnjëherë nuk fshehin asgjë, nga askush, dhe nuk frikësohen ta shprehin bindjen dhe mendimin e vet.

Civili është i palëkundur në angazhimet për të drejtat dhe liritë e njeriut, gjithmonë dhe çdo kund, qartë dhe zëshëm.

Bëhu CIVIL!