Ali Ahmeti dhe BDl-ja , fatkeqësisht janë shqiptarë fakultativ, me korenspodencë. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm se kam qejf, se i kam kundërshtarë politik.

Po kur vijnë zgjedhjet lokale nuk e kanë problem të bëhën krahë për krahë me Lube Boshkovskin dhe të tjerët, vetëm e vetëm që ti fitojnë shqiptarët.

Kur vijnë zgjedhjet presidenciale , për hesapet të tyre të brendshme në Qeveri, ata bëjnë apel që të votohet një kandidat maqedonas dhe të mos votohet një kandidat shqiptarë, biles ne bënim ”petlla me ujë”dikur dhe tani kur ne kemi paralajmëruar shumë herë, kur do vijnë zgjedhjet parlamentare, kur gjithësecili është i lënë me veten e tij, për të marrë vota prej shqiptarëve ai do bëhët shqiptarë shumë i madh.

Atëherë kur ty i ndëron poziocionet e tua në varësi të zgjedhjeve , kjo të bën shqiptarë me korespondencë, të bën shqiptarë fakultativ. I tillë është Ali Ahmeti.