Në postën elektronike të portLit Fol.mk ka arritur një letër nga një grup i qytetarëve të Komunës Saraj siç shprehen ata. Nëpërmjet kësaj letrs ata shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj disa individëve që  thirren si pjesë e strukturës partiake në komunën e Sarajit.

Letra në vazhdim:

Kuj po i shërbejnë organizimet kokë më vete në Saraj a po thiren në emër të BDI-Saraj?!…..Ne si një grup i qytetarëve,simpatizantëve,votuesëve,strukturave por një pjes e madhe edhe themelues të celulave të para të BDI-së nëpër vendbanimet shqiptare habitemi, por më shum shqetsohemi kur shofim se në BDI –Saraj kuj ti kujtohet thiret në emër të kshillave vendor,të degës së BDI-së Saraj, shtabeve zgjedhore e kështu me radh!…

Ne gjithashtu në periudhën që kaloi kemi qenë dhe jemi të vetëdishëm se strukturat dhe shërbimet e ndryshme jan angazhuar me të madhe që shqiptarët mos të jen të organizuar fuqishëm në këtë vend dhe se elemnti i përcarjes nga mbrenda duke infiltruar individë të caktuar me mision dhe detyr të caktuar ka qen synimi kryesor i këtyre shërbimeve!…..

Të thiresh në emër të strukturës a nuk je struktur është qesharake ,naive por shumë më shum simptomatike sepse vetvetiu parashtrohet pyetja Kuj po i shërbejn individë të caktuar në koh të caktuar ?!………A thua me këto lëvizje dhe paraqitje nëpër portale të caktuara hudhen shkrime dhe tekste të përgaditur nga persona ,, gazetar” të paguar mir trefish, vetëm për misionin e caktuar apo për kënaqjen e apetiteve personale të disa personave që kan shijuar gjitha benificionet dhe përsëri kan mbetur të pangopur,kurse ne si qytetar dhe votues në mënyr shum të ndershme i kemi përkrahur në shum cikle zgjedhore edhe atëher kur shpesh kan qen të dështuar!….

Të shqetsuar nga kjo situat që më e theksuar duket në degën e Sarajit të BDI_së ne, si grup i qytetarëve , simpatizant, anëtarë, dhe struktura të BDI-së do ti drejtohemi në formë peticioni edhe liderit të Bashkimit demokratik për integrim për të kuptuar, vallë cka ndodh dhe pse ndodh kjo vetëm në BDI-Saraj?…pse anashkalohen strukturat e BDI-së në Saraj?….Kuj i shërbejn këto fenomene ? dhe a thua është e informuar kryesia qëndrore se këtu po tentohet të luhet një loj mjaft e rezikshme ku shtabi zgjedhor i cili funksionon vetëm në kushte zgjedhore tenton të marë rolin e degës dhe strukturave të BDI-së….

Ua bëjmë me dije se, në fund gjitha pasojat e këtij veprimi të papërgjegjshëm do ti bart BDI dhe se faturat e dështimeve të personave të pa ngopur si në nivel komunal edhe në nivel qëndror do ti paguajn qytetarët dhe vecanërisht BDI-Saraj, kurse ne si qytetarë së paku meritojm një informim të drejtë nga kryesia qëndrore dhe lideri i BDI-së sepse me ndershmërin më të madhe kemi qëndruar besnik politikave të saja!……

Grup i qytetarëve anëtar ,votues dhe struktura të BDI-Saraj