„Bashkimi Demokratik për Integrim siç duket nuk mundet të largohet lehtë prej ndikimit të partnerit të deridjeshëm maqedonas, VMRO-DPMNE. Këtë mund ta konstatojmë përmes zhvillimit të bisedimeve për ndarjen e kulaçit qeveritar, ku shqiptarët kanë humbur pozita kyçe dhe siç mësojmë nga burime brenda grupeve negociuese, BDI po mban pozitë shumë inferiore ndaj LSDM-së. Edhe pse pritej që shqiptarët për herë të parë të udhëheqin me disa pozita të fuqishme politike dhe shtetërore, ka qënë BDI-ja e Ali Ahmetit që ka hequr dorë prej tyre, duke u u shprehur se BDI nuk don ti ndryshohen funksionerët dhe pozitat që i ka pasur deri tash, ndërsa me pozitat tjera le të bëjnë çka dëshiron LSDM-ja“, theksojnë për INA, burime partiake.

Është hequr dorë nga njëra prej drejtorive kyçe pranë MPB-së, për të cilën parimisht janë marrë vesh se duhet të jetë shqiptar.

Po ashtu siç mësohet, BDI po amortizon dhe po ulë pazarin edhe të Aleancës, duke zhvilluar bisedime të fshehta me LSDM.

„Gjithashtu mësojmë se para ngjarjeve të 27 Prillit, kur janë marrë vesh që Talat Xhaferi të jetë kryetar kuvendi, partitë janë marrë vesh që drejtoria e doganave ti takojë Aleancës për Shqiptarët dhe këtu nuk do ketë kompromis, sepse siç thonë burimet brenda kësaj të fundit nga ky subjekt nuk pranojnë të jenë kukull në qeverisje dhe kërkojnë përgjegjësi. BDI është e shantazhuar nga të dyja palët dhe sipas gjitha analizave, Aleanca është morali i kësaj qeverie dhe garantuesi kryesor i realizimit të pikave nga platforma e partive shqiptare.“, theksuan burime partiake, duke paralajmëruar të dhëna të tjera rreth negociatave për formimin e Qeverisë. (INA)