Ende nuk ka vendosur nëse do e marrë në kompetencat e saj rastin Monstra, Prokuroria Speciale Publike (PSP), kështu ka thënë prokurorja Katica Janeva e pyetur se a do të marrë PSP-ja në kompetencat e saj rastin këtë rast.
E pyetur nga gazetarët nëse në seancën e ardhshme të rastit Monstra do t’i qasen kësaj lënde pasi që avokatët herën e kaluar bënë thirrje të tillë, prokurorja Katica Janeva insistonte se për këtë temë do të ketë përgjigje së shpejti.

Ajo tha se në raportin e rregullt të 15 marsit do të shkruhet edhe për këtë rast dhe veprimet që i kanë marrë ata lidhur me të.
Por, Janeva nuk ishte e qartë se a do ta marrë ose jo Monstrën, ose a do t’i dorëzojë provat që i kanë në prokurorinë e rregullt publike.