Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një reagimi dënon  ashpër   sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe Themelues i Bashkësisë Fetare te Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni, përcjell Fol.

Më tej në reagimin e Alencës thuhet se: “Sulmi ne fjalë edhe njëherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e te shkelen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur këto liri janë te lidhura me shqiptarët”.

“Sulmi fizik ndaj profesorit dhe intelektualit shqiptar siç është profesori Sinadinovski tregon shkallën e ulët të sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale” . ASH kërkon  nga organet e rendit që sa më shpejt ti gjejnë autorët e këtij akti vandal dhe të turpshëm si dhe ti zbulojnë motivet dhe porositësit e këtij akti të rëndë dhe të pa pranueshëm, thuhet në reagim e Aleancës dërguar mediave të vendit./fol.mk