Ish kryeministër për kryeministër të ri apo kryeministër të ri, Përzhino III apo zgjedhje të reja, këto kanë qenë temë në debatin e mbrëmshëm në emisionin Click Plus në Tv21 në gjuhën maqedone derisa të ftuar kanë qenë Nikola Sërbov, Agim Jonuz, Malinka Jordanova Ivanovska dhe Andrej Stojkovski, të cilët në fund u dakorduan se Përzhino III nuk është e nevojshme ndërsa akoma më pak zgjedhjet e reja ose ato të mbahen ndoshta pas një viti.

Në lidhje me atë nëse presidenti Ivanov ka pasur të drejtë të ndaj mandatin kreut të VMRO Gruevski, si parti fituese e zgjedhjeve për Sërbov nuk ka dilema pasiqë në kushtetutë shkruan ashtu, nuk është asgjë jashtëligjit pasiqë ashtu ka qenë vullneti i popullit pasiqë para ndarjes së mandatit nuk ka pasur informacione nëse LSDM ka formuar shumicë parlamentare që Ivanov të veprojë ndryshe.

Për të gjithashtu nëse Gruevski nuk ka sukses të bëj qeverinë dhe nëse mandatin e mer Zaev, atëherë principet e vendosura që fituesi me fituesin do të thyhen.

Analisti Agim Jonuz mendon se e drejta e presidentit është që të vendos ashtu si e vlerëson, ai shton se zgjedhje të reja do ketë por do ishte më e mira që të ndodhin pas një viti. Qeveri e re duhet të funksionojë si në një vend të shëndoshë dhe një shtet si duhet.

Malinka Ristevska Jordanova thotë se mandatari nuk mund të jetë ai që nuk e ka arritur shumicën, ajo shton se kur flasim për qeverinë e re duhet biseduar edhe për disa koncepte të tjera, pritshmëritë pas zgjedhjeve se a do ketë ndryshime nga sjellja e qeverisë deri më tani, nëse vazhdohet me avazin e vjetër atëherë nuk do ketë ndryshime, dueht vet të zgjidhim punët nuk na duhet kompromise nga jashtë duhet të jemi të aftë të zgjidhim vet problemet, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Andrej Stojkovski shton se presidenti Ivanov para se të ndajë mandatin duhej të shfrytëzonte 10 ditë konsulta me partitë që të sheh se kush do bëj shumicën, vullneti i qytetarëve është kur dikush të tregojë shumicë prej 61 deputet dhe se nuk do kishte aspak problem që mandatin t`i jepte Zaevit nëse Gruevski nuk bën qeverinë. Nuk ka BE, Nato apo PSS nëse nuk ka përgjegjësi, ka thënë mes tjerave Stojkovski.