Në emisionin e sontëm Click Plus që emitohet në Tv 21 debatuan Arbër Çeliku, Ismet Ramadani dhe Dervish Alimi. Në emsion u diskutua për rezultatin zgjedhor, nëse jemi në një epokë të re, si konceptualizohet qytetaria nga klasa politike e si nga ajo intelektuale, si votuan qytetarët në këto zgjedhje realisht për konceptin qytetar, apo votuan për më të besueshmit, a është koha të marrin fund problemet etnike për të kaluar më pas në konceptin qytetar, apo duke zbatuar këtë të fundit u jepet fund problemeve etnike. Të ftuarit e sontëm e përshëndesin këtë qasje të re si dhe promotorin e këtij koncepti, z.Zoran Zaev, i cili duhet të marr masa juridike dhe ligjore poqese flasim për qytetar të barabartë të këtij shteti, përcjell Almakos.

Vlerat demokratike kultivohen duke bë ndryshime, duke avancuar opsionet e reja dhe duke dënuar opsionet e dështuara vlerëson Ismet Ramadani. Ai thotë se çdo shtet që pretendon konceptin evropian duhet të ketë për bazë konceptin e shtetit qytetar, që nënkupton përveç të drejta të individit që janë shumë të rëndësishme, edhe të drejtat të kolektive.

“Rreth definicionit ‘qytetaria’ dhe promovimi i kësaj të fundit thot se ka një paqartësi dhe huti sidimos tek blloku shqiptar, me atë se çfarë është koncepti qytetar dhe çfarë haspire do i jepet. Deri tani të gjitha partitë kanë qenë me koncept kombëtar, dhe thirren në parti nacionale dhe në këtë pikë edhe shqiptarët shumë pak janë marrë me koncept qytetar. Për herë të parë na ndodhe që një koncept të këtillë promovon LSDM-ja e cila në fakt është duke promovuar iden e qytetarisë, nga ana tjetër bije ndesh me kushtetutën qoft si pjese normative, qoft me preambulë. Mendoj se nuk duhet të krijohet panik apo kualifikme të ndryshme që nganjëherë janë të rënda. Koncepti qyyetar e përjaashton nacionalizmin, koncepti i LSDM-së është koncept evropian”, deklaroi Ramadani në Click Plus në Tv 21.

Per Dervishin duhet vullneti politik. Koncepti qytetar do të funksiononte vetëm nëse nuk do të ishin të mohuara drejtat kolektive etnike si gjuha kultura etj por edhe të drejtat sociale e qytetare nuk do të ishin me selektivitet etnik.

“Në aspektin gjuhësor origjina e fjalës ‘qyterar’ historikisht ka nisë me Revolucionin Borgjez Francez që nënkupton se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Në këtë kontekst themi se ky koncept s’ka asgjë të keqe brënda saj. Poqese shkojmë në variantin një shtet një komb, atëher krijohet problemi, meqë ne duam të jemi qytetar të barabartë në këtë shtet si maqedonasit, dhe ti gëzojmë të drejtatat nacionale, doket zakonet kulturen ..poqese nisemi nga ky koncept, atëher LSDM do duhej në Butel të nxjerrte kandidat shqiptar”.., shton Dervishi.

Arbër Çeliku vlerëson se fjala qytetar nga prizma e ngushtë projekton formimin inetelktual, në prizmën e gjërë në konotacionin politik krijohet mjegull në këtë situat.

“Ende ne s’jemi të çliruar, problemi qëndron në atë se deri para 6 muajsh kemi mbrojtur teza tjera të veprimit politik dhe mendësisë konceptuale, megithatë problemi është me i hershëm, me maqedoninë pluraliste. Në rrafshin e mbrendshëm shpiptarët kur skanë qenë të qetsuar me këtë koncept. Faktori ndërkombëtar me kohë ka përgaditur njerëz dhe teren të këtillë, qysh pas Marrveshjes së Ohrit. Implementimi i kësaj qasje nuk ka asgjë tragjike, por fain e mbartin politikat diskriminuese dhe uroj që LSDM të ndjek politikën jo të përjashtimit por të përfshirjes me një monitorim të mirfilltë me faktorin ndërkombëtar”, përfundon Çeliku.

Çeliku dhe Dervishi thonë se jemi të hapur nëse na jepet ajo që na takon, meqë ata vlerësojnë se nuk ndërtohet koncepti qytetar duke i bashkuar maqedonasit, e duke i përçarë shqiptarët, e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë është integrimi i tyre në shtetin ku jetojnë, por duke u integruar në të ashtu si edhe bashkëqytetarët e tyre maqedonas – jo si ‘qytetarë’, por si shqiptarë.

Çeliku dhe Dervishi komentuan dhe hutitë e këtij koncepti tek blloku maqedonas që ishin të lloit se konceptet e tilla rrënojnë karakterin unitar të
shtetit.
“Çfarë nënkupton koncepti qytetar? A do të thotë kjo se gjuha shqipe dhe maqedonase do të jenë të barabarta dhe se unë do të jem i detyruar të mësoj dhe flas gjuhën shqipe? Si do rregullojmë këtë në korrelacion me shtetin unitar? Ne harrojmë një fakt, jo vetëm me kushtetutat e kaluara, por edhe me ndryshimet e bëra pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia është shtet unitar. Pra, ne duhet të ndërtojmë një koncept i cili në asnjë mënyrë nuk do të rrezikonte karakterin unitar të shtetit”…

Megjtithatë, Maqedonia si edhe gjithë rajoni e ka të definuar të ardhmen e vet në familjen e NATO-s dhe BE-së, dhe këto ditë shohim nga vetë krerët e tyre një përkrahje të madhe për vendin tonë në këtë drejtim. Normalisht se shumë punë duhet bërë politikanët e vendit që këtë koncept ta bëjnë në mënyrë sa më demokratike./Almakos.com