Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. Nga “Pyjet e Maqedonisë”, pohojnë se qytetarët do të mund të blejnë dru për çmime të njëjta si vitin e kaluar. Në magazinat e ndërmarrjeve publike një metër kub dru i ahut do të shitet për 2.370 denarë, ndërsa dushku për 2.450 denarë. Nuk ka nevojë për panik, për shkak se nga shuma totale e planifikuar prej 400,000 metra kub dru për ngrohje, deri më tani janë porositur 60%, pohon drejtori i “Pyjet e Maqedonisë”, Zoran Georgiev.

Dinamika e dërgesës është pak e ngadalësuar duke pasur parasysh zjarret, por përsëri kthehemi në normale, kështu që mendoj se nga fillimi i sezonit të ngrohjes nuk do të ketë asnjë problem dhe do të jenë të kënaqur të gjithë ata që kanë marrëveshje, qoftë personat fizik, shoqatat e pensionistëve apo organizatat sindikale- deklaroi Zoran Georgiev, drejtor i ndërmarrjet Pyjet e Maqedonisë.
Në muajin e kaluar Maqedoninë e përfshinë 566 vatra zjarri që shkatërruan 7,000 metra kub dru dhe shkaktuam dëme materiale prej të paktën 72 milionë denarë. Për dallim nga praktika e tanishme, kur drutë shiteshin me një çmim më të ulët, tani nga Ministria e Bujqësisë paralajmërojnë ndalim të plotë të shitjes komerciale të druve të prekur nga zjarret. Lokacionet janë të mbikëqyrura nga policia pyjore, ndërsa masa e druve e prekur nga zjarret do të shkatërrohet në disa vende, thotë Georgiev.

Do të merremi vesh që këto dru të mos jepen për qëllime komerciale, pasi që ka indikacione se disa nga këto zjarre janë për këtë shkak. Cilësia e drurit të prekur nga zjarret është reduktuar, a me këtë zvogëlohet edhe çmimi. Në këtë mënyrë do të parandalohen keqpërdorimet- shtoi Zoran Georgiev.
Nga Ministria e Bujqësisë njoftojnë intensifikimin për mbjellje të drunjve. Për këtë qëllim në vitin 2018 janë planifikuar rreth 50 milion denarë respektivisht mbjellje të 300 hektarëve. Në të njëjtën kohë, tanë në vijim është analiza e efekteve të aksionit “Dita e drurit”, e cila zbatohet tanimë për 10 vite, periudhë gjatë të cilës sipas të dhënave zyrtare, janë mbjellë rreth 40 milionë pemë.

Çmimet e druve në magazinat e ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë”

Klasa e parë e drurit të ahut 2.370 denarë

Klasa e parë e drurit të dushkut 2.450 denarë

Dru të copëtuar 1860 denarë/Alsat-M/