Çmimi i naftës Brent për fuçi vazhdon të jetë rreth 50 dollarë pasi që në takimin e djeshëm të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEC) nuk u mor asnjë vendim në lidhje me ngrirjen e prodhimit.Nga mbledhja e 169-të e OPEC-ut, nuk u mor asnjë vendim në lidhje me ngrirjen e prodhimit të naftës. Në deklaratën pas mbledhjes, u bë thirrje që shtetet që nuk janë anëtare të OPEC-ut t’i bashkangjiten asaj në mënyrë që të ekuilibrohet tregu i naftës.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë të Katarit, Muhammed Bin Saleh Al-Sada, vlerësimin si “trend” të rritjes së çmimeve të naftës e cilësoi si arsyetim pas mosmarrjes së vendimit në fjalë. Pas zhvillimeve, çmimi i naftës Brent për fuçi ditën e djeshme e arriti vlerën më të lartë prej 50.27 dollarëve, ndërkohë që ditën e mbaroi në vlerën 49.91 dollarë. Ndërkaq, çmimi i naftës Brent për fuçi sot për një periudhë vazhdoi të variojë rreth 49.0-50.5 dollarë, ndërsa që nga ora 11:00 ai vazhdon të jetë 50.1 dollarë.
Duke pohuar se të dhënat e sotme të papunësisë dhe punësimit në sferat joagrokulturore për muajin maj në SHBA mund të ndikojnë mbi çmimet, analistët theksojnë se në qoftë se çmimet e naftës kalojnë jashtë intervalit 49.0-50.5 dollarë, atëherë pika më e lartë e pa kalueshme e dollarit mund të gjendet në 51.6 dollarë, ndërsa pika më e ulët e pakalueshme në 47.7. Analistët vlerësojnë se mosmarrja e një vendimi nga mbledhja e OPEC që do të ndikonte në zhvillimet e tregut ka sjellë lëvizjen horizontale të çmimit të naftës dhe theksojnë se sa i përket kursit të çmimit të naftës që tani e tutje, e rëndësishme do të jetë thyerja e trajektores, raporton Anadolu Agency (AA). Duke pohuar se të dhënat e sotme të papunësisë dhe punësimit në sferat joagrokulturore për muajin maj në SHBA mund të ndikojnë mbi çmimet, analistët theksojnë se në qoftë se çmimet e naftës kalojnë jashtë intervalit 49.0-50.5 dollarë, atëherë pika më e lartë e pakalueshme e dollarit mund të gjendet në 51.6 dollarë, ndërsa pika më e ulët e pakalueshme në 47.7. Nga ana tjetër, çmimi i naftës së parë të llojit të Teksasit Perëndimor ditën e përfundoi në vlerën pak më të lartë se 49 dollarë me regres në rezerva prej 1.4 milionë fuçish. Ndërkaq, sot blerësit atë e marrin në çmimin 49.2 dollarë.